Portali i Mjeksise shqiptare
Ketu takohen te gjithe mjeket shqiptar!
Please log in or register.
The date and time is now September 6, 2010, 07:20:19 AM
Home  Search  Help  Log in  Register  Members

New Post Post Reply
Portali i Mjeksise shqiptare :: Stomatologu :: Keshilla :: Disa keshilla  ::
pacientja
Newbie
Image

PBLang is super!
Posts: 1
Disa keshilla (April 24, 2008, 01:46:13 AM) quote  
KĖSHILLA PĖR MIRĖMBAJTJEN E HIGJIENĖS ORALE

Rol tė rėndėsishėm nė ruajtjen e shėndetit luan edhe mirėmbajtja e higjienės orale.

Si duhet tė jetė brusha e dhėmbėve?

Brusha duhet tė jetė me fije artificiale tė rrumbullakta nė maje, tė vendosura nė tufa, kurse madhėsia e kokės sė brushės varėsisht nga ajo se bėhet fjalė pėr brushė pėr tė rritur apo pėr fėmijė.Fėmijėt duhet tė shfrytėzojnė brushė me kokė mė tė vogėl, kurse tė rriturit me kokė mė tė madhe.Pas ēdo pėrdorimi, brusha duhet tė pastrohet mirė dhe lihet nė gotė qė tė teret. Brusha duhet tė ndėrrohet nė ēdo 2-3 muaj, sipas nevojės edhe mė shpesh.

Sa herė nė ditė duhet tė pastrohen dhėmbėt?

Sėpaku 2 deri 3 herė nė ditė. E obligueshme ėshtė pastrami nė mbrėmje para se tė biem nė gjumė,qė tė largohen mbeturinat e ushqimit, tė cilat janė bazė pėr veprimin e bakterieve.

Si tė pastrohen dhėmbėt?

Mė sė miri ėshtė qė kjo tė bėhet me lėvizje rrethore tė brushės duke filluar nga ana e majtė duke ardhur deri te dhėmbėt e pėrparmė, gjatė sė cilės bėhet masazhė dhe largim tė shtresave tė buta tė dhėmbėve. Pastaj pėrsėritet edhe pėr anėn e djathtė. E njejta pėrsėritet edhe pėr dhėmbėt e nofullės sė poshtme. Njėherit hapet goja dhe pastrohen edhe pjesėt tjera me lėvizje tė brushės poshtė –lartė dhe nė fund pastrohen edhe sipėrfaqet e bredshme tė dhėmbėve. Goja shpėrlahet me shumė ujė, qė tė largohen tė gjitha papastėrtitė qė brusha i ka larguar nga aty.

Si mjet ndihmės pėr tė pastruar mbeturinat e ushqimit pėrdoret edhe per ii dhėmbėve. Ky pe pėrdoret pėr tė pastruar hapėsirat interdentale, por duhet pasur kujdes dėmtimin e mishit tė dhėmbėve.

GRUAJA SHTATĖZĖNĖ DHE VIZITA TE STOMATOLOGU

Shpesh mund tė dėgjohet se gruas gjatė shtatėzanisė ju kanė prishur dhėmbėt. Kjo arsyetohet me nevojėn e zmadhuar pėr kalcium nga ana e gruas shtatėzanė, dhe shfrytėzohet ai i dhėmbėve.Kalciumi nė dhėmbėt ėshtė nė formė tė bashkėdyzimit stabil, e cila krijohet gjatė mineralizimit tė dhėmbit dhe ky proces ėshtė i pakthyeshėm, pėr dallim nga kalciumi nė asht i cili ėshtė nė formė tė tillė qė sipas nevojės lehtė mund tė kalon nė qarkullimin e gjakut, ose nga atje tė vendoset nė asht. Domethėnė, nėse me anė tė ushqimit nuk mirret sasi e mjaftueshme e kalciumit, kjo mungesė do tė kompenzohet me harxhimin e kalciumit nga ashti, e jo nga pjesėt e dhėmbit.

Ėshtė vėrejtur se te gratė shtatėzėnė ėshtė mė e pėrhapur kaviteti, por shkaqet kėrkohen nė vend tjetėr. Gjatė kohės sė shtatėzanisė, shumė shpesh paraqiten vjellje, dhe me vetė atė paraqitet acidivitet mė i madh nė gojė, qė mundėson kushte tė volitshme pėr shumimin e bakterieve dhe demineralizimin e emalit.

Te gratė shtatėzėnė, pėr shkak tė koncentrimit tė madh progesteronit, shpesh gingiva ka ndezje( ka kuqėzim, tė enjtur, dhimbje, gjakderdhje etj). Kėtu shpesh krijohen tė ashtuquajturat xhepa tė rrejshėm nė tė cilat grumbullohet ushqimi dhe vjen deri te prishja e dhėmbit. Gruas shtatėzėnė i kėshillohet qė rregullisht ta viziton stomatologun, gjatė tėrė shtatėzanisė, gjatė sė cilės do tė jetė rregullisht e kontrolluar dhe kėshilluar pėr kujdes tė drejtė tė gojės dhe dhėmbėve.

Gruaja, sapo tė marrė vesh pėr shtatėzaninė, duhet ta viziton stomatologun.

Kurimi i dhėmbėve gjatė shtatėzanisė apo jo?

Kjo ėshtė njėra ndėr pyetjet mė tė parashtruara te gruaja shtatėzėnė. Pėrgjigja ėshtė po, mund tė kurohen dhėmbėt. Stomatologu ėshtė ai qė do ta gjen metodėn mė tė mirė dhe mė tė padhimbshme pėr kurim, pa e dėmtuar frytin.

Heqja e dhėmbėve te gruaja shtatėzėnė apo jo?

Shpesh te gruaja shtatėzėnė ekziston frikė pėr heqjen e dhėmbėve, duke menduar se duke marrė anestezion e dėmton frytin. Ndoshta deridiku kjo frikė ėshtė e arsyeshme, nėse ekstraktimi bėhet gjatė 4 muajve tė parė tė shtatėzanisė ose nė muajin e 8 tė shatėzanisė. Heqja e dhėmbėve ndėrmjet kėsaj periudhe, nėse ėshtė e domosdoshme mund tė kryhet por vetėm nė konsultė me gjinekologun amė i cili e pėrcjell shtatėzaninė.

A mundet gjatė shtatėzanisė tė kryhet inēizimi me rentgen i dhėmbėve apo jo?

Ndonjėherė ėshtė e nevojshme tė kryhet inēizimi me rentgen i dhėmbėve, por edhe pėr atė ekzistojnė disa kushte. Kjo procedurė nuk mund tė kryhet vetėm nė 12 javėt e parė tė shtatėzanisė. Pas kėsaj periudhe ėshtė i lejuar inēizimi, por vetėm me aparat tė rregullt dhe modern, nė tė cilin rregullisht janė kryer kontroll dhe masa mbrojtėse sa i pėrket sasisė sė rrezatimit qe e lėshon.
Lartė
Ēka me pėrdorimin e antibiotikėve gjatė shtatėzanisė?

Nėse gjatė shtatėzanisė ėshtė e nevojshme tė pėrdoren antibiotikėt, ajo duhet tė kryhet me konsultė paraprake me gjinekologun. Nga aspekti stomatologjik ndalohet pėrdorimi i antibiotikėve nga grupa tetraciklinė, tė cilėt nėse pėrdoren gjatė shtatėzanisė, mundet qė pėrgjithmonė tju ngjyrohen dhėmbėt, dhe ta prishin zhvillimin e eshtrave dhe thonjve.

IP logged Status: logged off Profile 
New Post Post Reply

Software PBLang 4.67.16.a © 2002-2006 by Martin Senftleben & the PBLang-Team
Image