|  |
estetisti Newbie

PBLang is super! Posts: 0
|
Hamam (April 26, 2008, 02:43:32 AM) |
|
Banjo turke, e quajtur ndryshe dhe Hamam nga arabishtja, eshte nje lloj banjoje me avull qe vjen nga Lindja e Mesme. Kjo lloj banjoje mund te kategorizohet si nje sauna e lagesht. Hamam-et kane pasur nje rol te rendesishem ne kulturat e Lindjes se Mesme duke sherbyer si vende per mbledhje shoqerore, pastrime rituale, dhe si struktura arkitekturale, e institucione. Europianet mesuan rreth Hamam-it nepermjet kontakteve me Otomanet, nga ku mori dhe emrin Banjo Turke.
Ne Europen Perendimore, banjo turke si nje metode per pastrimin e trupit dhe relaksimin e tij ishte vecanerisht popullor gjate eres Viktoriane. Procesi perfshinte ne berjen e nje banjoje turke te ngjashme me ate te saunes, por eshte me e afert e lidhur me praktikat e banjove te Romakeve.
Ne hamam kryhen procedurat scrubi ose peeling dhe maskat e ndryshme te trupit. Nje person qe ben banjo turke, ne fillim relaksohet ne nje dhome (quajtur ndryshe dhoma e ngrohte) e cila eshte e ngrohur nga nje rrjedhje e vazhdueshme e nje ajri te nxehte dhe te thate, per ta lejuar personin te marre fryme lirshem. Brenda ne dhomen e hamam jane vendosur dhe llampa me ngjyra te ndryshme te cilat perdoren per chromoterapi. Gjithashtu ambjenti eshte i pajisur dhe me nje cezem me uje te rrjedhshem ku personi mund te freskohet pa qene e nevojshme per te dale nga dhoma.
|
Status: logged off |
|
|
|
|
 |
Software PBLang 4.67.16.a © 2002-2006 by Martin Senftleben & the PBLang-Team

|
|